Telegrafi

Fiton Liverpooli, mposhtet Arsenali

Pas një gjuajtje të lirë të Suarez, Glen Johnson e mori topin dhe harkoi në drejtim të Daniel Agger, i cili e shënoi golin e merituar (43’).

Në gjysmën e dytë, nuk pati gola, ashtu që Redsat më në fund i gëzuan tifozët në Anfield.

Nga ana tjetër, Arsenali ka pësuar dy herë në fund të takimit të zhvilluar në Emirates kundër Swansea Cityt.

Ëndrra e keqe e Topçinjve ishte Michu, i cili me dy golat e tij (88’ dhe 90’+3), ia siguroi tri pikë skuadrës mysafire.

Pas xhiros së 15-të, Arsenali pozicionohet në vendin e dhjetë në tabelë, ndërsa Liverpooli gjendet një pozitë më poshtë me dy pikë më pak. /Telegrafi/