Site icon Telegrafi

Fiton Interi, por vetëm për statistika (Video)

Interi ka fituar ndaj Empolit me rezultat 2-1.

Ishte një ndeshje e balancuar, por vendasit ishin për një nuancë më të mirë.

Goli i parë erdhi nga Mauro Icardi në minutën e 12-të, i cili u asistua nga Ivan Perisic.

Mysafirët barazuan me anë të Manuel Pucciarellit në minutën 37-të, ndërsa Nerazzurrët kthyen epërsinë me golin e Perisic në minutën e 40-të dhe me rezultatin 2-1 skuadrat shkuan në pushim.

Edhe pjesa e dytë ishte me raste, por skuadrat dështonin të ishin konkrete para portës dhe kështu rrjetat mbetën të paprekura në 45 minutshin e dytë.

Pas kësaj ndeshje Interi ka 67 pikë dhe renditet në vendin e katër, ndërsa Empoli me 43 pikë bie në pozitën e 12-të. Tani Interi ka siguruar vendin e katër që dërgon në fazën e grupeve të Ligës së Evropës./Telegrafi/

1-0: Interi kalon në epërsi, Mauro Icardi shënon golin e 16 në këtë sezon të Serie A TIM.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 7 May 2016

1-1: Maccarone asiton, Pucciarelli shënon.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 7 May 2016

2-1: F.C. Internazionale Milano rikthen epërsinë, tani shënon Ivan Perišić.

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 7 May 2016

Exit mobile version