Site icon Telegrafi

Fiton çmimin “Gruaja e Vitit”, Selena Gomez mes lotësh: E meriton vajza që më dhuroi veshkën (Video)

Selena Gomez ia ka dedikuar çmimin “Gruaja e Vitit” të Billboard për mikeshën që ia shpëtoi jetën.

Gjatë fjalimit me rastin e pranimit në ceremoninë e “Billboard Women In Music 2017” në Hollywood, natën e së enjtes, Gomez qau ndërkohë që fliste për Francia Raisan, e cila i dhuroi veshkën yllit të Popëit gjatë këtij viti.

“Të jem e sinqertë, mendoj se Francia duhet ta marrë këtë çmim, sepse ajo më shpëtoi jetën”, tha para audiencës, Gomez.

E dashura e Justin Bieber, Gomez ndër të tjerash pohoi se ishte femër “tepër me fat”.

“Sinqerisht, nuk mund të jem mos mirënjohëse për pozicionin që më është dhënë në karrierë deri më tani”, tha ajo.

Kujtojmë se Gomez zbuloi përmes një fotografie dhe një mesazhi në llogarinë personale në Instagram në shtator se ajo kishte transplantuar veshkën për shkak të lupusit dhe se Raisa ishte dhuruese. /Telegrafi/

Exit mobile version