Gheroghe Stirbu, nga qyteti Timisoara, tentoi të ripërtërijë letërnjoftimin e tij por i ishte thënë nga zyrtarët se ai ishte i regjistruar si i vdekur.
Shërbyesit civil të cilët e kryen punën e tyre “shkel e shko” e kishin ngatërruar atë me një njeri tjetër, por edhe pse Stirbu e kishte gjetur se çfarë kishin bërë ata refuzuan të pranojnë gabimin e tyre derisa Stirbu fitoi betejën 12 mujore ligjore për ta deklaruar atë si të gjallë.
Gjykatësit rivendosën statusin e tij si i gjallë, dhe më pas e ngarkuan atë me 560 euro për shpenzime administrative.
"Kur gjykatësi vendosi në favorin tim isha absolutisht i kënaqur, por pak sekonda më vonë isha tërësisht i shokuar kur kuptova se më duhet të paguaj aq shumë për fatura ligjore”, ka thënë zotëriu Stirbu.
"Natyrisht që unë do të apeloj për imponimin e shpenzimeve, por tanimë kam filluar të mendojë me vete, mos do të kishte qenë më mirë të kisha mbetur i vdekur", ka përfunduar ai.