Arsenali ka fituar ndaj Norwich Cityt me rezultat 1-0.
Topçinjtë ishin skuadra më e mirë në fushë, por ata dështonin të ishin konkret para portës kundërshtare.
Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 59-të nga Danny Welbeck, i cili shënoi pas një topi të kthyer me kokë nga Olivier Giroud.
Pas kësaj fitore Areenali ngjitet në pozitën e tretë me 67 pikë, apo tri më shumë se Manchester City, i cili ka një ndeshje më pak.
Ndeshja e ardhshme e londinezëve është ndaj Cityt. /Telegrafi/
1-0: Goli i Danny Welbeck ndaj Norwich.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 30 April 2016