Kombëtarja e Argjentinës ka mposhtur Meksikën në duelin miqësor të zhvilluar në Cordoba.
Argjentina ishte favorite edhe pse ishte takim miqësor.
Yjet kryesore u pushuan nga ky takim dhe luajtën talentët e të ardhmes.
Spikatën sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez dhe ylli i Juventusit, Paulo Dybala, të dy këta që startuan në këtë sfidë, por nuk shënuan. Icardi hyri në minutën e 57-të në vend të bashkëlojtarit të tij te Interi.
Fin 1PT 1-0 @Argentina vs @miseleccionmx #FunesMori pic.twitter.com/oWFYpQnFaw
— Juan Pablo Sorin (@jpsorin6) November 17, 2018
Goli erdhi nga Mori në minutën e 44 pas një asistimi nga Dybala.
Në pjesën e dytë vazhdoi loja e mirë e vendasve, kurse goli i dytë u shënua pas një autogoli nga Brizuela (83′).
Argjentina kështu vazhdon me formën pozitive, me tri fitore të shënuara në pesë ndeshjet e fundit miqësore me vetëm një humbje.
/Telegrafi/