Alexas Morgan ka gjetur një metodë të pazakontë të ekspozoj linjat trupore, duke pozuar e veshur si një gjyshe seksi. Ylli i Instagramit arkëton mijëra dollarë çdo vit.
Ajo këtë gjë e arrin duke u veshur si një gjyshe seksi dhe pozuar para objektivit të aparatit, transmeton Telegrafi.
Alexandra që emrin artistik e ka Alexas Morgan, ka pranuar se fiton rreth 200 mijë funte në vit duke postuar fotografi të nxehta.
Por, ndryshe nga vajzat e tjera, ajo realizon fotografi qesharake që e bëjnë më unike dhe të pëlqyer nga ndjekësit e saj të shumtë.
Disa nga fotografitë më të pëlqyera të saj, është ajo e veshur si pensioniste ku përbri fotografisë mban nofkën Mimi.
Vlen të theksohet se për çdo postim në Instagram, ajo paguhet rreth dy mijë funte. /Telegrafi/