Telegrafi

Fiton 137 milionë euro në lotari, bëhet fqinj me Cristiano Ronaldon

Një histori e pabesueshme është publikuar në mediat spanjolle.

Një person me nofkën “Javi” është cilësuar si personi me më shumë fat në botë.

“Javi” emri i të cilit kurrë nuk është mësuar kishte ardhur në Spanjë për të punuar si kuzhinier në një restorant kinez në Spanjë.

Ai thuhet se është nga Kina por mediat asnjëherë nuk guxojnë të publikojnë fotografinë e tij pasi ka fituar shumë para dhe mund të jetë objektiv i bandave.

Javi dy vite më parë fitoi Lotarinë e famshme në Spanjë, “La Primitiva” duke fituar 1.8 milionë euro, përcjell “Albeu.com”.

Kjo shifër mbeti e parëndësishme pasi 8 muaj më vonë kinezi fatlum fitoi edhe superlotarinë “EuroMillions” duke kapur shifrën 137 milionë euro.

Pasi fitoi këtë lotari, “Javi” ka blerë shtëpi afër Cristiano Ronaldos duke u bërë një nga fqinjët e tij të parë.

Mediat shkruajnë se “Javi” ka raporte shoqërore me yllin e Realit dhe ka hapur edhe disa biznese në Madrid.