Telegrafi

Fitojnë Warriors e Suns – rezultatet e takimeve që u zhvilluan në NBA

Kanë përfunduar disa takime në NBA, por kishte edhe nga ato që u shtynë shkaku i COVID-19.

Golden Statet Warriors arriti të triumfonin me shumë mund ndaj New York Knicks, 105-96.

Me vetëm dy pikë dallim dhe me shumë spektakël, fitore në kohën shtesë ia doli të merrte Brooklyn Nets ndaj Toronto Raptors, 131-129.

Po ashtu në kohën shtesë triumfoi edhe Phoenix Suns ndaj Portland Trail Blazers me shifrat 111-107.

Chicago Bulls nuk luajti në këtë rreth me Detroit Pistons shkaku i rasteve me coronavirus. /Telegrafi/