Kanë përfunduar pesë ndeshjet e sotme të Superligës së Shqipërisë, ku kishte rezultate tejet interesante.
Lideri i kampionatit, Egnatia ka pësuar humbje me rezultat 1-0 ndaj Teutës.
Edhe Partizani dhe Vllaznia regjistruan fitore sot me rezultat minimal 1-0.
Partizani e mposhti Skënderbeun me një gol në kohën shesë, kurse Vllaznia mori fitore kundër Dinamos së Tiranës.
Ndeshja e vetme që u mbyll pa fitues ishte ajo mes Erzenit dhe Kukësit, ku rezultati final i ndeshjes është 3-3.
Egnatia vazhdon ta kryesojë renditjen në kuotën e 60 pikëve, e ndjekur nga pas nga Vllaznia me 58 pikë e Partizani me 57 sosh. Top 4 e mbyll Dinamo e Tiranës me 47 pikë.
Kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, gjithçka mbetet e hapur për pozitat e play-off dhe për mbijetesë.
Në anën tjetër, në zonën e rrezikut gjenden Laçi me 42 pikë, dy më pak se Teuta që është në pozitën që siguron mbijetesën.
Erzeni me 32 pikë matematikisht është jashtë Superligës së Shqipërisë. Sikurse Kukësi që mban në vendin e fundit me vetëm 27 pikë. /Telegrafi/