Golat për gjilanasit i shënuan Florim Berbatovci, në minutën e 65-të dhe Shqipërim Kelmendi, në minutën e dytë shtesë.
Në pjesën e parë Berbatovci pati dy raste të qindpërqindta, por nuk arriti t’i finalizoi. Me këtë fitore Drita arrin në kuotën e 37 pikëve, dhe ndeshjet e radhës gjilanasit i presin me e qeta, kurse Ferizaj pas kësaj humbje bën një hap prapa në garën për titull dhe gjasat për të bërë diçka në këtë drejtim janë të vogla, pasi Llamkos Kosova mbetet 8 pikë në epërsi dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, pikëve të plota i janë gëzuar edhe Fushë Kosova dhe Trepça ’89 që mundën Drenicën (2-1), përkatësisht Hajvalinë (1-0). /KP/Telegrafi/