Site icon Telegrafi

Fitojnë Prishtina e Ferronikeli, Drenica rrëmben një pikë

Ballafaqimi ndërmjet “bardh e kaltërve” dhe Hajvalisë është përshkruar më një lojë të dobët nga të dy skuadrat, ndonëse nikoqirët kishin iniciativë të lehtë në terren.

Prishtina provojë që në pjesën e parë të vjen deri të goli i epërsisë, por vendasit u desh të presin deri në minutën e 67-të, kur sulmuesi Berat Hyseni zhbllokoi rezultatin duke sjell Prishtinën në 1-0.

Pas golit të epërsisë, skuadra e Afrim Tovërlanit ka rrezikuar edhe disa herë, por që nuk ia doli të shënon golin e dytë sikurse edhe tentimet e mysafirëve ishin të kota për të prekur rrjetën e Kushtrim Mushicës.

Ferronikeli-Trepça 2-0

Pikët e plota në këtë xhiro i ka arkëtuar edhe Ferronikeli që në “Bajram Aliu” mundi Trepçën me rezultat 2-0. Skuadra nga Drenasi më shumë u angazhua dhe më shumë e deshi fitoren të cilën e arriti me golin e Elhami Berishës në minutën e 37-të dhe të Istogut (90+2).

Kjo fitore është e mirëseardhur për Feronikelin, e cila tani mund të jetë më e qetë në vazhdim të këtij sezoni.

Fushë Kosova-Drenica 1-1

Ndërkaq, Fushë Kosova dhe Drenica kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, në një ndeshje tejet të rëndësishme për të dy ekipet, për faktin se të dy skuadrat gjendën në pjesën e poshtme të tabelës.

Ismet Caka shënoi gol në portën e gabuar duke sjell Fushë Kosovën në avantazh, kurse Sami Geci u përkujdes për një pikë të rëndësishme për skuadrën nga Skenderaj. /Kosovapress/Telegrafi/ 

Exit mobile version