Site icon Telegrafi

Fitojnë Prishtina dhe Trepça ’89

Prishtina ishte skuadër më e mirë në këtë ndeshje pasi dominoi lojën dhe pati shumë raste shënimi.

Goli për bardhekaltërit erdhi në minutën e 55-të kur Mentor Mazrekaj harkoi në zonë na gjuajtja e lirë dhe aty më së miri u gjend Liridon Kukaj që shënoi me kokë nga afërsia.

Prishtina pati edhe dy raste të arta në minutat e fundit të takimit nëpërmjet Berbatovcit dhe Begollit por nuk u treguan të saktë para portës.

Në fund të ndeshjes shpërtheu një sherr në fushë. Futbollistët dhe tifozët e Hysit filluan t’i ngacmojnë lojtarët e Prishtinës dhe u krijua një tollovi e madhe që as forcat policore nuk arrinin të bënin asgjë. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej aty.

Në anën tjetër Trepça arriti ta mposhtë Drenicën në udhëtim me rezultat 1-3. Mitrovicasit kanë arritur ta përmbysin rezultatin, pasi që Kuqezinjtë kanë kaluar të parët në epërsi përmes Granit Çekajt, në minutën e 12-të. Për xehetarët shënoi Samir Sahiti për ta barazuar rezultatin, ndërsa më vonë Labinot Jetullahu shënoi edhe dy gola të bukur për t’ia dhënë fitoren skuadrës së tij.

Prishtina me këtë fitore ka tubuar 50 pikë në vendin e parë në tabelë, teksa ndiqet nga Trepça ’89 me vetëm tri pikë më pak. /Telegrafi/

Rezultatet e javës së 24-të:

Vëllaznimi : Drita 1-1
Hajvalia : Besa 3-0
Llamkos Kosova : Trepça 5-0
Drenica : Trepça’89 1-3
Hysi : Prishtina 0-1

E hënë, me 15.04.2013, nga ora 15:00
Liria : Ferronikeli

/Telegrafi/

Exit mobile version