Peja nuk e pati të vështirë në udhëtimin e saj te KB Kastrioti, të cilën e mposhti me rezultat të lartë, 78-115. Vlen të theksohet se përforcimi i ri i pejanëve, Teo Simovic, i cili arriti pak ditë më parë në Pejë, ka luajtur mjaft mirë në debutimin e tij duke shënuar 16 pikë.
Në anën tjetër, as Trepça nuk e pati të vështirë ndaj Besës pasi që ka kualitet më të madh skuadër. Mitrovicasit e përmbyllën këtë ndeshje me 24 pikë epërsi, e rezultati përfundimtar ishte 97-73. /Telegrafi/