Telegrafi

Fitojnë Lakers, turpërohen Warriors – rezultatet e takimeve në NBA

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, me disa nga skuadrat që duhej të bënin më shumë për të marrë fitoren.

Los Angeles Lakers ka triumfuar në udhëtim te Sacramento Kings me rezultat bindës 115-94.

Një fitore më të vështirë e ka marrë Utah Jazz ndaj Chicago Bulls me shifrat 113-106.

Phoenix Suns në anën tjetër ka demoluar Oklahoma City Thunder, pasi i kanë mposhtur me rezultat 140-103.

Një fitore më bindëse e mori edhe Milwaukee Bucks në udhëtim te Portland Trail Blazers me numrat 127-109.

Toronto Raptros ishin në super formë, duke triumfuar ndaj Golden State Warriors me rezultat 130-77.

Fitore të madhe mori edhe Boston Celtics ndaj Houston Rockets, pasi triumfuan me shifrat 118-102.

Një sfidë më e zjarrtë ishte jo mes New York Knicks dhe Dallas Mavericks, me këta të fundit që fituan 99-86.

Charlotte Hornets arriti të mposht Indiana Pacers me rezultat komod 114-97, e që ishte një betejë plotësisht e merituar të fitohej nga ta.

Memphis Grizlies u dashtë që të djersiteshin më shumë për të arritur te fitorja përballë Minnesota Timberwolves me shifrat 120-108.

Fitore bindëse në këtë rreth mori edhe Atlanta Hawks ndaj New Orleans Pelicans me shifrat 126-103. /Telegrafi/