Telegrafi

Fitojnë Lakers, mposhten Clippers – rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, me disa skuadra që duhej të djersiteshin më shumë për të arritur te fitorja.

Los Angeles Lakers ka fituar ndaj Orlando Magic me shifrat 114-103, derisa ylli i ndeshjes ishte Dennis Schrwder që realizoi 21 pikë.

Në anën tjetër, humbje ka pësuar rivali i qytetit, Los Angeles Clippers përballë New Orleans Pelicans me rezultat 120-103.

Një fitore bindëse e mori Detroit Pistons që mposhti Atlanta Hawks pa shumë probleme me numrat 100-86.

Triumf edhe më spektakolar ishte ai i Philadelphia 76ers ndaj Oklahoma City Thunder me rezultat 121-90.

Në kohën shtesë, fitore të rëndësishme në këtë rreth mori edhe San Antonio Spurs me vetëm tre pikë dallim përballë Washington Wizards, 146-143.

Me vetëm tetë pikë dallim, Phoenix Suns e mposhti New York Knicks, me 118-110.

Fitore të lehtë mori edhe Toronto Raptors ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat 112-96.

Chicago Bulls u desht të angazhohej më shumë për të marrë fitoren në takimin ndaj Miami Heat, 110-102.

Me vetëm një pikë dallim, Minnesota Timberwolvers triumfoi ndaj Utah Jazz (105-104), që ishte takimi më i nxehtë i natës së mbrëmshme.

Një angazhim të madh u desht edhe nga Sacramento Kings, që të mposhte Dallas Mavericks, me rezultat 113-106.

Në këtë rreth, fitore të lehtë mori edhe Denver Nuggets përballë Memphis Grizzlies, me shifrat 120-96. /Telegrafi/