Me rezultat minimal prej 1-0, Kroacia ka fituar përballë Ukrainës në fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror, në kuadër të Grupit I.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Nikola Kalinic në pjesën e parë të takimit (38’).
Në këtë grup, ku bën pjesë edhe Kosova, fitore ka regjistruar edhe Turqia duke e mposhtur Finlandën me rezultat 2-0.
Të dy golat e turqve i shënoi Cenk Tosun në gjysmën e parë (9’ dhe 13’).
Në këtë mënyrë, në Grupin I pas pesë xhirosh, udhëheq Kroacia me 13 pikë, ndërsa në vend të dytë është Islanda me 10 pikë.
Ukraina dhe Turqia kanë nga tetë pikë, ndërsa Finlanda dhe Kosova nga një pikë. /Telegrafi/