Site icon Telegrafi

Fitojnë Hajvalia, Trepça e Vëllaznimi

Përballja mes pejanëve dhe mitrovicasve është përshkruar më lojë mjaft të mirë dhe më gjashtë gola të realizuara.

Ndërkohë, Hajvalia ka startuar mjaft mirë në sezonin e ri të garave, pasi që në “Bajram Aliu” mundi Ferronikelin me rezultat 2-5.

Futbollistët e Hajvalisë kanë arkëtuar tri pikë të rëndësishme në duel me ekipin nga Drenasi. Gurazliu (dy golësh), Hamiti dhe Zaberxha (dy golësh), u përkundesën për fitoren e Hajvalisë, kurse golat për nikoqirët i shënuan Isa Eminhaziri dhe Behar Maliqi.

Pikët e plota në hapje të këtij sezoni ka arkëtuar edhe Vëllaznimi që në shtëpi të vet të mundin Drenicën me rezultat 2-1. Hero i fitores së gjakovarëve ishte padyshim Mevlan Zeka, i cili realizoi dygolësh, derisa golin e nderit për drenicasit e shënoi Mehmeti.

Fitores në edicionin e ri të garave iu është gëzuar edhe Trepça që mundi Ferizajn me rezultat 1-0, me super-golin e Mërgim Perqeli. /KP/Telegrafi/

Rezultatet e xhiros së parë në Raiffeisen Superligën e Kosovës:

Besa- Trepça ’89 3-3
Vëllaznimi-Drenica 2-1
Trepça-Ferizaj 1-0
Ferronikeli-Hajvalia 2-5
Llamkos Kosova-Drita 0-1
Prishtina-Istogu 2-1

Exit mobile version