Site icon Telegrafi

Fitojnë Golden State e Cleveland, por humbet Oklahoma (Video)

Fitore të skuadrave pretendente, por edhe rezultate surprizë në mbrëmjen e NBA.

Falë treshes, Klay Thompson, Stephen Curry, Kevin Durant, Golden State Warriors regjistroi fitoren e tetë në këtë sezon. Në Oakland skuadra e trajnerit Steve Kerr, kaloi me shifrat 133-120 Phoenix Suns. 89 pikë në total realizoi treshja fantastike e Warriors, nga 30 Thompson e Curry dhe 29 pikë Durant, i cili shtoi edhe 9 rebound e 5 asiste në suksesin e të tijëve.

Tetë fitore në nëntë takime për kampionët në fuqi të Cleveland Cavaliers. Në Ohio formacioni i trajnerit Tyron Lue u imponua me shifrat 100-93 përballë Charlotte Hornets. Lebron James me 19 pikë 8 asiste dhe 8 rebound ishte një nga më të mirët mbi parket për Cavaliers, ndërsa për t’u vlerësuar edhe paraqitja e Frye që realizoi 20 pikë në fitoren e Cleveland-it. Në krahun tjetër Charlottes nuk i mjaftuan 21 pikët e Kemba Walker.

https://www.youtube.com/watch?v=OzQ7N0VwJR8

Nëse Damian Lillard shkëlqen Portland Trail Blazzers fiton gjithmonë. 32 pikë 6 asiste dhe 8 topa të kontrolluar poshtë tabeles ishin këto statistikat e yllit të skuadrës nga Oregoni në suksesin që arriti Portland në Moda Center përballë Denver Nuggets me rezultatin 112-105, transmeton SuperSport.

Atëherë kur nuk pritej zhgënjen Los Angeles Lakers. Skuadra kaliforniane pësoi një disfatë të rëndë në Minneapolis përballë Minnesota Timberwolves me shifrat 125-99. Ishte një paraqitje super ajo e kanadezit Andrew Wiggins, i cili realizoi plot 47 pikë për Minnesottan duke lënë në hije yjet e Lakers-ave. Paraqitje edhe ajo e serbit Nemanja Bjelica në radhët e skuadrës vendase me këtë të fundit që shtoi 24 pikë të tjera në suksesin e Minnesotas.

https://www.youtube.com/watch?v=94EJrggJUSg

Surprizon Orlando Magic. Skuadra nga Florida triumfoi në transfertë përballë Oklahoma City Thunder me shifrat 119-117. Paraqitja më e mirë sezonale e Rusell Westbrook nuk i mjaftoi, Oklahomës. MVP-ja i All Star Game gjatë 2 viteve të fundit koleksionoi në total 41 pikë, 16 asiste dhe 12 rebound. Por, pavarësisht se Westbrook shkëlqeu në fund festa ishte e gjitha për Orlandon dhe ishin e madh të kësaj sfide, spanjollin Serge Ibaka. Me 31 pikët e tij dhe 23 të tjera të realizuara nga Payton, skuadra e trajnerit Frank Vogel regjistroi fitoren e 4-t në këtë sezon të NBA.

https://www.youtube.com/watch?v=kzs93Z_9HL8

Exit mobile version