Me këtë fitore ferizajasit së paku për 24 orë iu kanë afruar skuadrës kryesuese, Llamkos Kosovës, në vetëm tri pikë.
Skuadrën e Arsim Abazit, n në epërsi e kaloi Berat Hyseni në minutën e 36-të, ndonëse në këtë periudhë loje më të mirë ishin vendasit.
Ndërkohë, në pjesën e dytë ferizajasit ishin të pandalshëm, duke realizuar edhe tre gola tjerë nëpërmjet Festim Haxhimusës (68’), Egzon Gashit (79’) dhe Berat Hysenit (81’).
Fitore ka shënuar edhe Prishtina, e cila para tifozëve të vet mundi Besën, me rezultat 1:0. Golin e tri pikëve që e mbajnë ende në garë skuadrën ‘bardhekaltër’ në garë për titull e shënoi Liridon Leci, në minutën e 69-të.
Pas kësaj fitore skuadra e Prishtinës është ngjitur në kuotën e 48-të, gjashtë më pak sesa Llamkos Kosova, e cila nesër do të luaj në shtëpi ndaj Dritës.
Nesër luhen edhe tri ndeshje të xhiros së 29-të, ku do të takohen: Trepça 89-Feronikeli, Llamkos Kosova-Drita dhe Hajvalia-Fushë Kosova. /KP/Telegrafi/