Në dy ndeshjet e luajtura sot (e diel) në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës në futboll, Trepça ’89 ka shënuar fitoren ndaj Drenicës me rezultat 1-0 dhe Vëllaznimi mposhti 3-0 Vllazninë e Pozharanit.
Kampioni aktual i Kosovës i është kthyer fitoreve pas humbjes nga Liria në gjiron e fundit, pasi ka mposhtur Drenicën në Riza Lushta me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm për “Minatorët” u shënua nga lojtari më në formë i tyre, Florent Hasani, i cili shënoi në minutën e 33 pas një asistimit perfekt të Rron Brojës.
Në takimin tjetër mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Vllaznisë së Pozharanit fitore shënuan vendasit me rezultat të thellë 3-0.
Golat në këtë takim për “Kuqezinjtë e Jakovës” nga sulmuesi Egzon Gashi (6’), Semir Zeneli (32’) në pjesën e parë, ndërsa Paolo Ivan (60’) vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar.
Pas këtyre ndeshjeve, Vëllaznimi renditet në vendit e tretë me gjashtë pikë, pa kaq sa ka edhe Trepça ’89 në vendin e katërt, ndërsa Drenica renditet e nënta me tri pikë dhe Vllaznia me Pozharanit e fundit me asnjë pikë. /Telegrafi/