Telegrafi

Fitojnë Drita dhe Ballkani, por humbin garën edhe matematikisht

(Foto: Facebook/FC Drita/FC Ballkani)

Drita ka regjistruar fitore prej 3-0 në udhëtim te Drenica në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj.

‘Intelektualët’ e kryen punën e tyre një xhiro pa përfunduar kampionati, mirëpo kanë mbetur pesë pikë prapa Prishtinë, ashtu që tashmë matematikisht janë jashtë garës për titull.

Skuadra tjetër konkurrente për titull, Ballkani, në xhiron e parafundit fitoi përballë Trepçës ’89.

Ekipi nga Suhareka e fitoi takimin, në të cilin u shënuan shtatë gola (4-3), megjithatë mbeti shtatë pikë prapa kampionit të ri të Kosovës.

Trepça ’89 ka rënë në pozitën e nëntë në renditje për rënie nga Superliga, derisa do të përpiqet në xhiron e fundit që të shmangë rënien nga elita. /Telegrafi/