Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 31-të në kuadër të Superligës së Kosovës.
Drenica ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Vushtrrisë me rezultat 2-1, që e mban ende jashtë zonës së mbijetesës.
Me këtë fitore Drenica ka 41 pikë dhe mban vendin e tetë në renditje.
Fitore ka marr edhe Trepça ’89 që e ka mposhtur Llapin me rezultat 5-4.
89-shi ka 38 pikë dhe ende mban gjallë shpresat për titull.
Ndeshja që kishte më pak rëndësi, ishte ajo mes Ferizajt dhe Dukagjinit që e fituan mysafirët me rezultat 4-0.
Ferizaj dhe Dukagjini i kanë thënë lamtumirë Superligës para disa javësh. /Telegrafi/