Para afro dy dekada më parë, Heidi Klum nisi me organizimin e ndejave më të çmendura të ‘Halloween’, ndërsa akoma edhe kësaj dite po vazhdon ta bëjë të njëjtën gjë.
Manekinia gjermane e planifikon me javë apo muaj se si do të transformohet për ‘Natën e shtrigave’, në mënyrë që të marrë sa më shumë vëmendje.
Dhe thuajse gjithmonë ia arrin qëllimit. Në rrjetet sociale u shpërndanë disa fotografi, në të cilat bukuroshja shfaqej në versioni e një ‘zombie’ të frikshëm.
Në këtë mënyrë, kostumi i saj u zgjodh si më i miri dhe më origjinali i këtij viti, duke lënë të kuptohet se ajo vazhdon të jetë pa konkurrencë kur është fjala për transformime të këtij lloji.
Ndërkaq, përmes disa videove të publikuara në Instagram, e ka treguar procesin e këtij transformimi. /Telegrafi/