Site icon Telegrafi

Fitoi para me “mjekrën prej bletëve”

Nellie Odam-Wilson (16 vjeçe) ka fituar nga sponsorët 400 paund (rreth 480 euro) duke lejuar që një familje bletësh t’i “ngjiten” për mjekër.

Asnjëra nuk e thumboi, ndërsa Nellie thotë: I kam ndier nëpër tërë trupin tim”.

Megjithatë Nellie këtë aksion nuk e bëri pa ndonjë arsye. Rrezikoi për të grumbulluar para për të udhëtuar në Ugandë, ku planifikon të punojë si vullnetare në një jetimore, shkruan “Daily Mail”.

“Ishte paksa e tmerrshme t’i kesh të gjitha ato bletë në trup, por ia vlejti sepse këtë e kam bërë për një arsye të fortë”, tha ajo.

Bletët në mjekër i mbajti shtatë minuta, duke qëndruar e qetë sa më shumë që ishte e mundur për t’i shpëtuar thumbimit.

“Më kruhej mjekra shumë, por pasi punoj në fermë, e dija se jam në duar të sigurta”, tha ajo. /Telegrafi/
 

Exit mobile version