Tomas Komenda, i dënuar gabimisht për përdhunim dhe vrasjen e një vajze 15-vjeçare në jugperëndim të Polonisë, në vitin 1997, u lirua pas 18 vjetësh burg pasi prindërit e vajzës së vrarë filluan një fushatë për lirimin e tij.
Gjykata polake arriti në përfundimin se Komenda nuk është përgjegjës për krimin, gjë që tronditi publikun.
“Për 18 vitet e ardhshme, pyes veten se çfarë bëra gabimisht për ta kthyer jetën time në ferr”, tha Komenda, duke shtuar se ai ishte trajtuar si mbeturinë.
Prindërit e vajzës së vrarë thanë se kishin dyshuar për fajësinë e Komendës dhe kërkuan nga autoritetet që të rishqyrtojnë vendimin.
Shfajësimi i gjykatës u bazua në provat e ADN-së të paraqitura gjatë gjykimit fillestar në vitin 2004, i cili më vonë u konstatua si jo i besueshëm.
Mirëpo, Komenda u lirua falë teknikave të reja të forenzikës. /Telegrafi/