Site icon Telegrafi

Fitoi një çmim në “Grammy Awards” për ‘Albumin e Vitit’, fansat e Beyonces të revoltuar pasi ishte në garë me “Renaissance”

Beyonce mund të ketë bërë histori në “Grammy Awards 2023” të dielën mbrëma, por Harry Styles po ashtu mori një çmim të rëndësishëm – si atë për ‘albumin e vitit’ – ndonëse fansat nuk u shprehën të kënaqur.

Styles dhe albumi i tij i vitit 2022 “Harry’s House” mposhtën këngëtaren e “Cuff It”, e cila tani ka 33 çmime “Grammy”.

Madje vetë autori i “As It Was” u befasua kur fitoi për këtë në “Grammy”, ndërsa u pa duke vendosur duart në kokë kur emri i albumit të tij u shpall fitues.

Foto: Screenshot/YouTube

Por, askush nuk ishte i mërzitur sa disa nga njerëzit në Twitter.

“Beyonce u grabit”, tha një fans.

Lexo po ashtu Përfundon ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards 2023’, Beyonce thyen të gjitha rekordet

“Kjo është e papranueshme kur Renaissance ishte në të njëjtën listë”, shtoi një tjetër.

“Kërkoj një rinumërim”, theksoi një i tretë.

“E dua Harryn shumë por Beyonce e ka publikuar Renaissance”, tha mes tjerash një fans.

Por Styles, i cili së fundmi mbajti plot 15 shfaqje në Los Angeles, mori edhe komente pozitive nga fansat e tij.

“Albumi i Vitit. Jam shumë krenar me ty Harry”, shkroi në Twitter një fans i 29-vjeçarit. /Telegrafi/

Exit mobile version