Site icon Telegrafi

Fitoi në loto 129 milionë euro, burri ja humbi tiketën

“Luaj loto çdo javë, ndërsa burri im merr tiketën time dhe më nuk e shoh kurrë. Për këtë arsye unë gjithmonë i shkruaj numrat e plotësuar edhe në një copë letër. E kam kërkuar tërë shtëpinë, por nuk e gjeta tiketën. I thashë burrit se më kurrë nuk do t’i shohë tiketat. Ai humbë të gjitha gjërat që unë ia jap. Një herë në bërllok e gjeta tiketën me të cilën kish fituar njëmbëdhjetë euro”, thotë gruaja e cila dëshiroi të mos e zbulojë identitetin e saj.

Ajo thotë se përkundër të gjithave do t’ia falë burrit këtë gabim me të cilin është e martuar për më shumë se 50 vjet. Ajo tha se ka kontrolluar numrat edhe një herë pasi kishte mësuar se bileta fituese ishte blerë në Coventry. /Telegrafi/

Exit mobile version