Përveç xhudistes kosovare Majlinda Kelmendi që u rikthye e artë nga Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, edhe një tjetër olimpistë ka pasur një pritje madhështore sikur të sajën në Prishtinë.
Djaloshi i artë, notari nga Singapori që e mundi fituesin e 23-të të medaljeve të arta në Olimpiadë, Michael Phelpsin, është rikthyer në vendlindje ku është mirëpritur si një hero.
Qindra njerëz kishin dalë në aeroportin Changi të Singaporit, për ta përshëndetur 21 vjeçarin, Joseph Schooling, kur është kthyer nga Rio de Janeiro, me medalje të artë rreth qafës, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Klan Kosova.
Ai e ka mundur idilin e tij në garën 100 metërshe të stilit flutur, për t’i quar vendit të tij për herë të parë një medalje Olimpike.
Pas fitores në internet ka qarkulluar një fotografi e Schooling dhe Phelps në vitin 2008, duke treguar se me punë të madhe mund të fitosh edhe ndaj idhujve t’u, që në një moment duken të paarritshëm.