Site icon Telegrafi

Fitoi miliona në lotari, por vazhdon të punojë

Neil Dexter (50 vjeç) dhe bashkëshortja e tij Lesley (52 vjeçe), administratore në një shkollë, të cilët jetojnë afër qytetit anglez York, deklaruan se do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.

“Fitimi në lotari më ka mundësuar të përfundoj punën në orën dhjetë në mbrëmje, e jo në mesnatë”, tha Dexter. Ai tha se është shokuar kur ka mësuar se ka fituar 4.2 milionë euro. Se është bërë milioner ka mësuar pas katër ditë pas tërheqjes së numrave të lotarisë, sepse kurrë nuk i kontrollon biletat, por këtë ia lë punëtorëve të lotarisë, shkruan “Daily Mail”.

“Tiketa e lotarisë ishte në vend të sigurt, por kisha frikë se mos e hante qeni”, thotë anglezi modest. /Telegrafi/

Exit mobile version