Telegrafi

Fitoi lotarinë me çmim prej 20 dollarëve, ajo e çon drejt xhekpotit prej 2 milionë dollarësh

Një burrë nga Karolina e Jugut i dha merita fitimit të lotarisë prej 20 dollarëce në kohë të cilën ai e cilësoi si të “përsosur” që çoi në fitimin e një xhekpoti prej 2 milion dollarësh.

Burri nga Grand Stand zyrtarëve të South Carolina Education Lottery u tha se ai kishte për qëllim blerjen e 2 biletave 20 dollarëshe “Fastest Road to $2,000,000” kur kishte shkuar tek dyqani Circle K në Highway 17 North të Surfside Beach.

Ai shtoj se kur shkoi atje, zbuloi se paratë që ai kishte me vete mjaftonin për blerjen e vetëm një bilete, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Bileta që ai bleu, i fitoi ati një çmim prej 20 dollarëve, para të cilat ai i përdori për blerjen e biletës së dytë, një biletë që rezultoi se ishte fituese e çmimit kryesor prej 2 milionë dollarëve.

“Isha në vend perfekt në kohë perfekte” deklaroi ai, duke shtuar: “Jam shumë falendërues që më ndodhi kjo gjë”.

Ai bëri të ditur se paratë e fituara do t’i përdorë në investime të ndryshme. /Telegrafi/