Mbrëmja e sotme nuk ishte thjesht një mbrëmje fitoreje për ekipin e FC Egnatias, por edhe një ngjarje speciale e cila do të mbahet mend për një arsye shumë romantike.
Pas një fitore të rëndësishme të ekipit, portieri Alen Sherri zgjodhi këtë moment të lumtur për të bërë një hap vendimtar në jetën e tij personale.
Në një gjest të papritur dhe emocional, Alen u ul në gjunjë në mes të fushës, të rrethuar nga shokët e tij të skuadrës, dhe i propozoi martesë partneres së tij.
Me një surprizë të planifikuar me kujdes, ai nxiti një ovacion nga të pranishmit, duke e kthyer ndeshjen futbollistike në një skenë të dashurisë dhe bashkimit.
Partnerja e tij, e befasuar nga gjesti romantik, nuk ngurroi të përgjigjej me një “Po” të qartë dhe të lumtur, ndërsa duartrokitjet e shokëve të skuadrës filluan të dëgjohen në të gjithë stadiumin.
Momenti u kap nga kamerat dhe u shndërrua shpejt në një ndër ngjarjet më të bukura të mbrëmjes, jo vetëm për çiftin por edhe për të gjithë fansat e futbollit dhe të romantizmit. /Telegrafi/