Telegrafi

Fitoi derbin e mbijetesës ndaj Drenicës, Armend Dallku përgëzon lojtarët e tij

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka folur pas ndeshjes me Drenicën, nga ku doli si fitues me tri pikë të plota.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Bajram Aliu’ u fitua nga Dukagjini me rezultat 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Arbër Shala.

‘Timonieri’ i Dukagjinit, Dallku, u shfaq i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe tri pikët e plota.

Lexo po ashtu Nga dueli për mbijetesë në mes të Drenicës dhe Dukagjinit, me pikët e plota largohet skuadra nga Klina

“Dua t’i përgëzoj lojtarët për angazhimin në këtë ndeshje. E kemi motivuar ekipin shumë dhe kemi pasur raste të shumta shënimi. Në pjesën e parë nuk e kemi lejuar kundërshtarin të na rrezikojë”.

“Jam i lumtur me këto tri pikë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në takimet e radhës”.

“Të rëndësishme janë pikët pasi kemi shumë ndeshje që kemi bërë lojë të mirë, por nuk kemi arritur të vijmë te pikët”, ka thënë Dallku.

Dukagjini mbetet i teti me 33 pikë, dy më pak se Drenica që është në vendin e  shtatë. /Telegrafi/

 

Standings provided by SofaScore LiveScore