Site icon Telegrafi

Fitoi 700 mijë dollarë pasi zgjidhi këtë ekuacionin 379 vite të pazgjidhshëm

Mendoni se të jesh profesor matematike nuk të jep përfitime të mëdha monetare? Andrew Wiles dëshmon të kundërtën. Ai ka fituar plot 700 mijë dollarë pasi zgjidhi një ekuacion matematikor 379 vjet të vjetër, që nuk ishte zgjidhur më parë.

Profesori i universitetit të “Oksfordit”, fitoi çmimin “Abel Prize 2016”. Qëkur ishte 10-vjeç, ai ishte bërë kureshtar për ekuacionin e famshëm në fushën e matematikës.

Wiles u përpoq ta zgjidhte ekuacionin në vitet e rinisë, por dështoi. Megjithatë, pas shumë vitesh ekuacioni u zgjidh.

Ekuacioni në fjalë, i propozuar nga matematikani francez Pierre de Fermat, është Xn + Y= Zn, ku n është më e madhe ose e barabartë me 3.

Teorema është e thjeshtë në dukje, por zgjidhja kërkoi plot 200 faqe dhe shtatë vjet punë.

Exit mobile version