Site icon Telegrafi

Fitoi 61 milionë dollarë në karrierën e tij në NBA, ndërsa mbeti më pas vetëm me 3,000 – rrëfimi tronditës i Joe Smith

Ish-lojtari i NBA-së, Joe Smith foli në podcastin e Vlad TV për vështirësitë e tij financiare.

48-vjeçari nuk ishte kurrë një yll i madh i ligës më të fortë të basketbollit në botë, por ai luajti në një formë konstante gjatë karrierës së tij dhe ndryshoi 12 klube në 16 sezone.

Në total fitoi 61 milionë dollarë derisa ishte lojtar aktiv.

Ai pranoi se vetëm pak vite pas përfundimit të karrierës së tij në NBA, llogaria e tij ra në 3000 dollarë për shkak të borxheve që ishin grumbulluar.

Për shkak të kësaj, ai ra në depresion: “Isha shumë keq. Mendërisht isha shumë keq”, deklaroi Smith, i cili sot është rikuperuar financiarisht dhe drejton akademinë e tij të basketbollit.

Ai foli se si nuk dinte t’i trajtonte paratë. Blente shtëpi në çdo qytet ku luante dhe i pëlqente edhe makinat luksoze, ndaj ndër të tjera bleu edhe një Bentley. Bashkëshortja e tij Kisha ka një faqe “Only Fans”, ku fiton para për të mbajtur jetën në një nivel kaq të lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version