Site icon Telegrafi

Fitoi 14 milionë dollarë në loto por dëshiruan ta mashtronin

 “E çka ka ndodhur me shumën e fituar, e pyeta, ndërsa ai më tha se unë nuk ia dhashë tiketën me numrat fitues dhe shtoi se nuk e di se për çfarë po flisja”, tha McCassell për gazetën New York Daily Mail.

Burri i panjohur mori tiketën fituese dhe nuk dëshiroi t’ia kthente me arsyetimin se e kishte humbur. McCassell e kuptoi se diçka nuk është në rregull kështu që të nesërmen shkoi te një nëpunës tjetër të cilit i besonte më shumë. Së bashku e thirrën lotarinë dhe e paraqitën rastin.

Pronari i qendrës tregtare Taha Al Saidi, e quajti dramën me tiketën e lotarisë një mosmarrëveshje të madhe dhe tha se në qendrën e tij tregtare askush nuk mashtron. Punëtori mashtrues më nuk punon aty. Megjithatë, lotaria ia ndaloi që në qendrën tregtare të shiten tiketa e lotarisë dhe tërhoqi të gjitha aparatet. Mashtruesi tash është nën hetimin e policisë.

“Jam befasuar. Kjo për mua ka qenë një përvojë shumë e keqe”, tha McCassell, ndërsa mbesa e tij tha se më nuk do të blejë kurrë asgjë në atë qendër tregtare. /Telegrafi/

Exit mobile version