Telegrafi

Fito Peugeot 2008 ose pushime për çifte në Antalya

Banka TEB ka lansuar një lojë shpërblyese që nëpërmjet kalimit të depozitave në këtë bankë bëheni pjesë e kësaj loje për të fituar njërin nga çmimet e shumta.

Nëpërmjet lojës shpërblyese të TEB-it, mund të fitoni Peugeot 2008 ose ndonjërin nga 5 pushimet (7 ditë) për çift në Antalya (Ultra all Inclusive).

Klientët të cilët deponojnë/transferojnë mjete në TEB dhe hapin llogarinë me afat të caktuar (TDA) në vlerën minimale 10,000 euro me afat të maturimit minimum 1 vjet do të fitojnë mundësinë për të marr pjesë në lojë shpërblyese në bazë të kritereve më poshtë:

• 10,000 – 25,000 € është e barabartë me 1 kupon.

• 25,001 – 50,000 € është e barabartë me 2 kupona.

• 50,001 – 100,000 € është e barabartë me 3 kupona.

• 100,001 – 200,000 € është e barabartë me 5 kupona.

• >200,000 € është e barabartë me 6 kupona.

Nëse klientët fitues e mbyllin llogarinë me afat të caktuar, para maturitetit të shënuar në marrëveshjen e afatizimit (TDA), klienti obligohet t’i kompensojë bankës koston e shpërblimit të fituar nga banka.

Kampanja është valide deri më 9 dhjetor 2016 dhe fituesit do të zgjedhën më 16 dhjetor 2016. /Telegrafi/