Site icon Telegrafi

Fito bursë dhe diplomë amerikane në Kosovë

Investimi në arsimim është një nga investimet më të vlefshme për të ardhmen. Përmes një programi të shkëlqyer akademik, në bazë të standardeve të larta ndërkombëtare dhe privilegjit që vije nga një diplomë amerikane, A.U.K ofron mundësi të shkëlqyera për një investim të tillë. Mbi të gjitha, Programi i Bursave u ofron mbështetje të gjithë studentëve me merita të larta akademike.

AUK në partneritet me Rochester Institute of Technology (RIT) ofron edukim amerikan në Kosovë. Programi 4 vjeçar përfshinë studimet në fushën e: Ekonomisë dhe Statistikës, Menaxhimit, Politikave Publike, si dhe Multimedia dhe Komunikimit Grafik. Me mundësi të kombinimit të këtyre degëve (Double Concentrations) dhe përfundim të suksesshëm të programit, studentët marrin diplomë amerikane të lëshuar nga RIT (USA).

Përveç tjerash, fondi i bursave në A.U.K vazhdon të jetë mbështetje për më shumë se 60% të studentëve në kampus. Që nga viti 2003, A.U.K ka shpërndarë rreth 3.3 milionë Euro bursa, ndërkohë që për vitin akademik 2015/2016 janë planifikuar rreth 400,000 Euro bursa. Përderisa, studentët me pikët më të larta në testet pranuese mund të arrijnë bursë të plotë, të tjerët në bazë të notave gjatë shkollimit të mesëm, të referencave dhe pikëve të testeve pranuese mund të arrijnë deri në 80% të bursës. Për më shumë vizitoni (www.aukonline.org/scholarship). Deri me tani, A.U.K ka shpërndar 300,000 euro bursa, ng ate cilat 8 jane bursa te plota.

A.U.K këtë vit akademik do të pranoj vetëm 150 studentë dhe deri më tani kanë aplikuar 130 studentë prandaj të interesuarit duhet të aplikojnë sa me shpejt. Kjo edhe sepse viti akademik për dallim nga institucionet tjera universitare, fillon më 7 shtator 2015.

Si të bëheni pjesë e AUK-së?

– Apliko online (www.auk.org/apply)

– Përfundo testet pranuese TOEFL dhe Matematikë

– Dorëzo rekomandimet

– Dorëzo dokumentet e shkollës së mesme

Datat e Fundit te testeve pranuese per kete vit Akademik:

TOEFL: 4 dhe 7 Gusht

Matematike: 5 dhe 13 Gusht

“Programi akademik i A.U.K-së aftëson studentët tanë për tregun e punës ne Kosovë dhe jashtë vendit, dhe shkolla prestigjioze për studime Master, në gjithë botë. Ne ofrojmë kualitetin e edukimit amerikan, nga RIT, dhe komoditetin e një kampusi të shkëlqyer në Prishtinë”- Dr. Winfred Thompson, President i A.U.K-së.

Exit mobile version