Telegrafi

Fitnes motivimi: Shtatë këngë të cilat patjetër duhet të gjenden në listën tuaj

Është treguar shkencërisht që muzika përmirëson efektin, motivimin dhe ndihmon që shpejt të harrohet dhembja e muskujve gjatë stërvitjeve.

Nuk është e rastësishme që shumica nuk mund të imagjinojë stërvitjen pa muzikë, transmeton Telegrafi.

Doktori Kostas Karagiorgis, psikolog sportiv në Universitetin Brunel në Londër dhe autor i muzikës së aplikuar në stërvitje dhe sport ia ka kushtuar karrierën e vet kërkimit të efektit të muzikës në rezultate gjatë stërvitjes.

“Muzika mund të ketë efekt themeltar në gjendjen tonë emocionale dhe çdo aspekt i muzikës mund t’i kontribuojë kësaj, duke përfshirë fjalët, tempin dhe ritmin”, thotë doktori. Shembulli kryesor është kënga Eye of the Tiger në filmin “Rocky”

Studimet tregojnë që dëgjimi i këngëve të cilat përshtaten perfekt në llojin e caktuar të stërvitjes i kontribuon motivimit më shumë se ndonjë pije energjike.

Muzika do t’ju ndihmojë që t’i përmbaheni rutinës dhe të stërvitni rregullisht.

Këto janë disa nga këngët të cilat mund të gjenden në listën tuaj, por të cilat do të bëjnë stërvitjen tuaj më pak të mundimshme:

1. FOO FIGHTERS, Everlong (tempo: 158 bpm)
2. R. KELLY, The World’s Greatest (tempo: 96 bpm)
3. FUN, We are young (tempo: 116 bpm)
4. NAUGHTY BOY FEAT. BEYONCE and ARROW BENJAMIN, Runnin’ (tempo: 140 bpm)
5. BLONDIE, One Way or Another (tempo: 161 bpm)
6. PRODIGY, Run with the Wolves (tempo: 166 bpm)
7. KANYE WEST, Power (tempo: 77 bpm)

/Telegrafi/