Fitim Sylejmani është banori i cili vonë iu është bashkuar shtëpisë së BBVK-së, bashkë me Laurentin, të cilët kanë hyrë si një banor i vetëm.
Ai e ngacmoi Sarën duke pyetur nëse njihte kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj dhe deputeten Ganimete Musliu.
Megjithatë, në formë shakaje por me një fytyrë serioze ai i tha se Albini ishte këngëtar dhe se ka këngë me Shyhrete Behlulin.
“A din kush është Albin Kurti a po jo?”, e pyet ai Sarën. Kjo e fundit ia ktheu duke i thënë se ishte emër i dëgjuar.
“Këngëtar është, këndon ‘live’ nëpër taverna, këndon jo si Xuxi por këngë të vjetra popullore. Po besoj e ke pa. Ai këndon duete bashkë me Shyhrete Behlulin”, i thoshte ai Sarës në formë shakaje.
Ngjashëm i tha për Ramush Haradinajn, për të cilin potenconte se ishte këngëtar dhe këndon bashkë me Mahmut Feratin.
Derisa për deputeten e PDK-së, Ganimete Musliun, Laureni dhe Fitimi i thoshin Sarës që ishte aktore që kishte kandiduar për Oscars. /Telegrafi/