Telegrafi

Fitimi i sistemit bankar në Shqipëri

Sipas një studimi të Open Data Albania, fitimi i sistemit mund të matet përmes disa treguesve: Kthimi nga kapitali aksioner, i cili mat raportin e fitimit neto vjetor kundrejt kapitalit aksioner të bankës, Kthimi nga aktivet mesatare, i cili mat raportin midis fitimit neto vjetor kundrejt mesatares së aktiveve totale të bankës.

Fitimi i sistemit bankar shqiptar ka pësuar një rënie drastike gjatë viteve 2008 – 2009, ndërkohë që gjatë periudhës 2001-2007 kthimi nga kapitali aksioner ka qenë brenda kufijve 19-24 për qind. Në vitet 2008-2009 ky kthim ka rënë përkatësisht në 11.35 për qind dhe 4.58 për qind. I njëjti trend vihet re edhe për treguesin e kthimit nga aktivet mesatare.

Faktorët kryesorë të rënies së treguesit të kthimi nga kapitali aksioner dhe kthimit nga aktivet mesatare, janë ulja e marzhit neto dhe rritja e kapitalit aksionar. Të dy këta faktorë kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e kthimit neto për sistemin bankar. /Telegrafi/