Telegrafi

Fitimi i Honda-s ra për 50 për qind

Honda shënoi të ardhurat të pastra prej 587 milionë dollarëve në tremujorin e tretë, që është rënie për 56,2 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Kompania lajmëroi se ka shitur 838.000 automobila, që është rënie për 10,4 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Përkundër rezultateve të këtilla pesimiste, kompania pret fitim prej mbi 1,5 miliardë dollarëve për vitin aktual financiar, që përfundon në mars të vitit 2010.