Telegrafi

Fitimi i Adidas-it zvogëlohet për 93 për qind

Sipas llogaritjeve zyrtare, fitimi i kompanisë në kuartalin e dytë të këtij viti është zvogëluar në nëntë milionë euro, përkundër 116 milionë eurove për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Humbjet e kompanisë kryesisht kanë të bëjnë me shitjen e dobët në Evropë. Njerëzit e parë të Adidas-it presin përmirësim të situatës financiare deri në fund të vitit.