Telegrafi

Fitimet marramendësve të De Bruynes në minutë, orë, ditë, javë dhe muaj me kontratën e re te Man City

Mesfushori belg, Kevin de Bruyne ka nënshkruar një kontratë te re me Manchester Cityn dhe fitimet e tij do të jenë marramendëse.

City konfirmoi këtë javë vazhdimin e kontratës me yllin belg, De Bruyne, i cili do të jetë në Etihad deri në vitin 2025.

De Bruyne kishte ende dy vjet në kontratën e tij aktuale, por City donte ta lidhte atë me një marrëveshje më të gjatë pasi u bë një nga lojtarët më të mirë në botën nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Lexo po ashtu Zyrtare: Manchester City ‘blindon’ De Bruynen me kontratë të re

Megjithatë, fitimet e mesfushorit kreativ do të jenë të mëdha në Etihad, përcjell Telegrafi.

Sipas mediumit britanik The Sun, De Bruyne do të fitoj 15.6 milionë funte apo 18 milionë euro në vit.

Fitimet e De Bruyne me kontratën e re

Zbërthyer në muaj, belgu do të fitojë 1.3 milion funte apo 1.5 milionë euro në muaj, ndërsa në javë do t’i fitojë 300 mijë funte apo 345 mijë euro.

Lexo po ashtu De Bruyne pas rinovimit të kontratës me Man Cityn: Nuk mund të jem më i lumtur se kaq, dua ta mbyllin sezonin me trofe

Një ditë e De Bruynes me kontratën e re do t’i kushtojë Cityt 42,857 mijë funte apo 49,400 euro, ndërsa në orë do t’i kushtojë 1,785 funte apo rreth 2,000 euro.

Fitimet e belgut do të jenë të mëdha edhe në një minutë të vetëm, pasi do t’i fitojë 31,26 funte apo 36 euro. /Telegrafi/