Telegrafi

Fitimet e përmbaruesve pjesë programeve parazgjedhore të partive në Maqedoni

Puna e përmbaruesve u gjet edhe në këto programe partiake për zgjedhjet parlamentare. Partitë politike njoftojnë një ulje në shpërblimet ose fitimet e përmbaruesve dhe noterëve kur nëpërmjet përmbarimit paguajnë borxhet nga qytetarët dhe kompanitë. Nga OBRM-PDUKM thonë se ata do të ndalojnë akumulimin e interesit në borxhe.

“Paprekshmëria e shtëpisë do të thotë që shtëpia nuk mund t’i nënshtrohet përmbarimit në asnjë procedurë. Arsyeja është se maqedonasit janë pronarë të këtij vendi dhe shtëpia është një gjë e shenjtë për maqedonasit, si dhe për të gjithë qytetarët”, tha Toni Menkinoski OBRM-PDUKM

Për më shumë se dhjetë ditë, në këtë temë kemi kërkuar një bashkëbisedues nga partia në qeveri LSDM, përveç që nuk kemi marrë përgjigje në kamerë, nga partia nuk janë përgjigjur me shkrim. Në programin parazgjedhor të LSDM-së thuhet se ata planifikojnë të zvogëlojnë afatet e vjetërsisë për fillimin e procedurës për përmbarim të detyruar nga dhjetë në dy vjet.

“Ne do të fusim një analizë të zgjeruar nga DAP për të ardhurat dhe shpenzimet e noterëve dhe përmbaruesve, të cilat do të jenë baza për kontrolle të hollësishme, ndryshime dhe shtesa në tarifat e tyre”, thonë nga Toni Menkinoski OBRM-PDUKM.

Sa i përket politikës tatimore, LSDM nuk do ta ndryshojë tatimin e sheshtë derisa të gjendet një zgjidhje që është e pranueshme për të gjithë. Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM njofton një ulje të normës së tatimit, pra tatimi i sheshtë vitin e ardhshëm të jetë nëntë, dhe në vitin 2022 tetë për qind. Social Demokratët premtojnë se deri në vitin 2023, tatimi personal në sektorin e IT do të jetë zero për qind. Opozita, ndërkohë, është zotuar të mos tatimojë fitimet e re investuara të kompanive./Alsat/