Telegrafi

Fitimet e operatorit grek OTE rriten për 8%

Profiti i kompanisë arriti në 300.4 milionë euro, krahasuar me  277.5 milionë euro sa ishte në periudhën e njejtë të vitit 2007.

Sipas drejtuesve të kompanisë, rezultatet janë pak me te mira sesa ishte pritur.

Shitjet u rriten me 2% duke arritur në 3.13 miliardë euro, ndërsa fitimet para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit u rritën me 3% në 1.1 miliardë euro.

Në tremujorin e dytë, shitjet u rriten me 2.5% duke arritur në 1.59 miliardë euro ndërsa fitimet neto në 159.3 milionë euro.