Fitimi neto i kompanisë ruse të naftës Lukoil në vitin 2020 shënoi rënie prej 98 për qind krahasuar me vitin 2019 duke rënë në 15.2 miliardë rubla (rreth 205 milionë dollarë).
Sipas njoftimit të kompanisë, kjo rënie ka ndodhur për shkak të pandemisë COVID-19.
“Rënia e paparë e kërkesës dhe çmimeve për hidrokarbure ndikuan negativisht në funksionimin dhe performancën financiare të kompanisë. Këto efekte negative vazhdojnë edhe në tremujorin e parë të vitit 2021”, thuhet në deklaratë.
Po ashtu, prodhimi i naftës dhe gazit rus gjatë muajit shkurt ka rënë në 10.1 milionë fuçi nga 10.16 milionë fuçi që ishte në muajin e kaluar, pavarësisht planit për të nxitur outputin.
Rënia shpjegohet me Rusinë që tejkaloi kuotat e OPEC+ vitin e kaluar dhe lideri i organizatës, Arabia Saudite ka kërkuar të gjithë vendet anëtare që të kompensojnë mbi-priodhimin. /Telegrafi/