Fitimet gati u përgjysmuan në krahun britanik të gjigandit të muzikës Warner Music pasi vitin e kaluar artistët e saj u detyruan të anulonin turnetë e tyre të koncerteve për shkak të pandemisë.
Warner Music UK – shtëpia diskografike e Dua Lipës dhe Liam Gallagher si dhe shumë të tjerëve – pa fitime u zhytën në minus 46 për qind të fitimeve, zbulojnë llogaritë e reja.
Shitjet prej 214.6 milionë dollarëve ishin më pak për 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Label-i fajësonte të ardhurat e reduktuara nga turnetë, shfaqjet e drejtpërdrejta dhe transmetimet. Një ndryshim i kontabilitetit gjithashtu rriti në mënyrë retrospektive të ardhurat një vit më parë.
Sidoqoftë, Warner Music vuri në dukje se kishte përfituar nga kursimet e udhëtimeve, shfaqjeve dhe ngjarje të ndryshme të industrisë dhe tha se të ardhurat nga platformat muzikore ishin “elastike”.
Përditësimi erdhi ndërsa tre gjigandët e muzikës – Universal, Sony dhe Warner – u vunë nën vëzhgim në Westminster. Pas një hetimi gjashtë-mujor, një komision deputetësh paralajmëroi javën e kaluar se artistët po merrnin të ardhura ‘të mëshirshme’ në këmbim nga klikimet në platformat muzikore. Warner Music UK është pjesë e Warner Music Group, i cili u hetua vitin e kaluar në ShBA.
Warnes Music Group vitin e kaluar ra në humbje me 229 milionë dollarë humbje, me të ardhurat prej 4.5 miliardë dollarësh. /Telegrafi/