Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoni (ASHAM), Taki Fiti, ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të akademikut Mitko Maxhunkov, duke thënë se ata janë qëndrime të tij personale dhe nuk paraqesin qëndrimin e ASHAM-it, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Akademiku Fiti theksoi se ASHAM është institucion shkencorë dhe nuk do të flas me gjuhën e politikës dhe nuk do të lejojë që të sillet ndonjë dokument për hudhjen e Deklaratës së partive shqiptare, siç kërkoi Maxhunkov.
Seanca e djeshme e ASHAM u shnëdrrua në diskutim për çështjet politike në vend dhe Deklaratën e partive shqiptare./Telegrafi/