Telegrafi

Fiti: ASHAM duhet të jep kontribut për zgjidhjen e krizës

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Taki Fiti ka thënë se akademikët në Maqedoni duhet të japin propozimet e tyre për nxjerrjen vendit nga kriza, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Në kohë krizash kërkohet nga ASHAM që të jep zgjidhje të mençura dhe të sjell vendime që do të ndihmojnë shtetin që të del nga kjo agoni politike. ASHAM nuk duhet të jetë bashkëpunëtor i partive politike për thellimin e krizës.” ka thënë Taki Fiti.

Fiti gjithashtu ka kërkuar nga institucionet që të mos bëjnë ndasi dhe mos nxitin debate ndëretnike dhe ndërfetare në vend. /Telegrafi/